Twitter pranon: Qindra mijëra persona u detyruan të ndiqnin llogarinë e Donald Trump

Twitter pranon: Qindra mijëra persona u detyruan të ndiqnin llogarinë e Donald Trump

13:01, 22/01/2017
A+ Aa A-

Shefi i Twitter Jack Dorsey ka kërkuar falje për anomalinë e cila thuhet se ka prekur rreth 560 000 përdures, raporton Mirror. Twitter ka pranuar në këtë mënyrë se qindra mijëra përdorues janë detyruar të ndjekin Donald Trump, pas një anomalie teknike.

Presidenti i ri amerikan ka marrë kontrollin e llogarisë @POTUS, kur bëri betimin në inaugurimin e së premtes. Të gjithë ndjekësit e ish presidentit Barack Obama janë fshirë dhe zhvendosur në një llogari tjetër në arkiv me emër @ POTUS44.

Por për shkak të një defekti teknik, të gjithë ndjekësit e Obamës janë detyruar të ndjekin edhe Trump.

Shefi i Twitter Jack Dorsey ka thënë se kompania ka nisur një hetim për të zbuluar se kush e ka bërë gabimin teknik.

"Ne besojmë se kjo ka prekur rreth 560 000 njerëz," shkroi ai në Twitter duke shtuar: Ky ishte një gabim, nuk ishte e drejtë ne e pranojmë dhe kërkojmë ndjesë. Nuk ka justifikime. 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco