Theresa May, e para lidere e huaj që do të takojë presidentinTrump të premten

Theresa May, e para lidere e huaj që do të takojë presidentinTrump të premten

10:12, 22/01/2017
A+ Aa A-

Kryeministrja britanike Theresa May do të takohet të premten me Presidentin amerikan Donald Trump në Washington, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

May do të jetë udhëheqësja e parë e huaj që do të takohet me presidentin Trump pa inaugurimit të tij,raporton BBC.

Në axhendën e këtij takimi mendohet se do të jetë marrëveshja  e tregtisë së lirë mes dy vendeve.

Po ashtu, NATO, Bashkimi Europian, mbrojtja dhe Rusia pritet të jenë çështjet e tjera për të cilat Trump dhe May do të diskutojnë gjatë takimit.

Në një deklaratë të lëshuar pas inaugurimit të Trup, kryeministrja britanike tha: Nga bisedat tona deri më sot, unë e di që ne jemi të dy të angazhuar për avancimin e marrëdhënieve special midis dy vendeve tona dhe të punojmë së bashku për prosperitetin dhe sigurinë e njerëzve në të dyja anët e Atlantikut. Unë pres që këto çështje të diskutohen më shumë kur të takohemi në Washington.

May po ashtu ka thënë për Financial Time se beson që presidenti I ri të njohë rëndësinë dhe domethënien e NATO-s dhe rëndësinë e bashkëpunimit  që kemi në Europë për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë  tonë kolektive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco