Britani e Madhe, May: Trump do të pranojë rëndësinë strategjike të NATO-s

Britani e Madhe, May: Trump do të pranojë rëndësinë strategjike të NATO-s

08:57, 22/01/2017
A+ Aa A-

Kryeministrja britanike, Theresa May, është e bindur se Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të njohë rëndësinë e NATO-s.

“Jam e sigurt që Trump do ta njohë rëndësinë strategjike të NATO-s dhe të bashkëpunimit që kemi në Evropë për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë tonë”, deklaroi ajo në një intervistë për “Financial Times”.

Një muaj para se të takohet në Uashington me Presidentin Trump, Kryeministrja May konfirmon se do të synojë një marrëveshje të gjerë tregtare Britani e Madhe-SHBA për pas Brexit-it, por nuk ndan me presidentin amerikan hipotezën se BE-ja mund të shpërbëhet në të ardhmen.

Presidenti i ri i SHBA-së ka alarmuar aleatët evropianë duke sugjeruar se forca e NATO-s ndoshta është vjetëruar. Ai tha se anëtarët e Aleancës duhet të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre dhe të mos mbështeten aq shumë në kontributin ushtarak të SHBA-së./TRT

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco