Donald Trump vizitë tek CIA, premton mbështetje për Shërbimin Inteligjent

Donald Trump vizitë tek CIA, premton mbështetje për Shërbimin Inteligjent

22:48, 21/01/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka qenë sot në zyrat qëndrore të CIA pas kritikave të ndërsjellta mes dy palëve në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane.

Nga zyrat e CIA, Trump i shpalli luftë të ashpër grupit terrorist Shtetit Islamik. Por, Presidenti i ri sulmoi edhe mediat, që sipas tij me raportimet e tyre zmadhuan akoma më shumë replikat mes Trump dhe CIA.

Megjithatë Donald Trump ka premtuar se do t’i japë Shërbimit Inteligjent të gjithë mbështetjen e tij.

Gjatë konferencës për shtyp, Trump preferoi të fliste edhe për një foto që qarkulloi në internet se gjatë inaugurimit të tij në rrugë ishin mbledhur 200 mijë vetë, shumë herë më pak se kur Barack Obama ishte betuar si President.

Donald Trump tha se ishin 1.5 milionë njerëz që ishin mbledhur për ta ndjekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco