Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

FOTO/ ‘Qëllohet Presidenti Donald Trump’. Ja e vërteta e lajmit që tronditi botën

FOTO/ ‘Qëllohet Presidenti Donald Trump’. Ja e vërteta e lajmit që tronditi botën

21:08, 21/01/2017
A+ Aa A-

“Lajm i bujshëm: Presidenti Trump është plagosur në krah me armë zjarri”. Kështu shkruante dje BBC gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit Trump në rrejtin social Twitter.

Vetëm kaq ka mjaftuar dhe lajmi është përhapur menjëherë në disa nga mediat e mëdha të botës. Ndërsa ndjekësit në Tëitter të BBC janë shfaqur menjëherë skeptikë.

Nuk kanë kaluar shumë minuta dhe ai status është fshirë. Sipas Daily Mail, BBC po ashtu ka ripostuar një sqarim ku thuhej: “Ju kërkojmë falje të gjithë atyre që panë një postim të pazakontë nga llogaria jonë këtë mëngjes. Duket se jemi sulmuar nga hakerat dhe jemi duke u përpjekur për ta rregulluar çështjen tani.”, – ka sqaruar BBC.

Po ashtu një zëdhënës i BBC reagoi e tha se : “Llogaria e BBC Northampton ne Tëitter ishte hakeruar, pasi ajo nëpërmjet një statusi në Tëitter njoftoi : Breaking Neës: President Trump është plagosur në krah me armë zjarri #Inauguration”.

Lajmi në llogarinë e BBC që ishte sulmuar nga hakrat ishte i gabuar, pasi presidenti i sapo zgjedhur Trump, ishte duke festuar në ballo e inaugurimit të tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco