SHBA kërkon të arrestojë vëllain e ish-sekretarit të OKB Ban Ki Moon

SHBA kërkon të arrestojë vëllain e ish-sekretarit të OKB Ban Ki Moon

17:03, 21/01/2017
A+ Aa A-

 Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan Koresë së Jugut të arrestojë vëllain e ish-Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon për ryshfet, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç lajmëron agjencia e lajmeve Yonhap, SHBA bën të ditur se për shkak të ryshfetit kërkojnë arrestimin e Ban Ki-sang dhe se kanë nisur negociata joformale me Ministrinë e Drejtësisë të Koresë së Jugut.

Më tej thuhet se Ban Ki-sang dhe djali i tij Ban Joo-hyun, të cilët menaxhojnë me kompaninë jugo-koreane Keangnam në Vietnam, kanë tentuar t'i japin ryshfet një zyrtari të paidentifikuar nga Lindja e Mesme në vlerë prej 500 mijë dollarësh.

Ryshfeti kishte për synim shitjen e një godine e cila ishte në pronësi të kompanisë në fjalë.

Kundër Ban-it dhe djalit të tij në New York më 11 janar është ngritur procedurë gjyqësore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco