FOTO/ Lexoni fjalët e para të Barack Obamës si ish-president

FOTO/ Lexoni fjalët e para të Barack Obamës si ish-president

13:57, 21/01/2017
A+ Aa A-

Barack Obama ka bërë edhe postimin e parë në Twitter, tashmë në pozicionin e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tashmë llogaria e tij është rikthyer në @BarackObama pasi më herët përdorte @POTUS (President Of The United States).

“Përshëndetje të gjithëve! Rikthim në origjinal. A është ende kjo gjë? Michelle dhe unë jemi për një pushim të shpejtë, por do të kthehemi në punë”, ka shkruar Obama.

Obama i ka bashkangjitur edhe një video postimit ku shfaqet bashkë me ish Zonjën e Parë Michelle duke diskutuar për Obama Presidential Center në Çikago.

Në video Obama e përshkruan qendër “më shumë se një librari apo muze”, duke thënë se do të jetë “një qëndër jetese dhe pune për qytetarët”. 

 


 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco