Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Erdogani i Madhërishëm’, Parlamenti i Turqisë i jep akoma edhe më shumë pushtet

‘Erdogani i Madhërishëm’, Parlamenti i Turqisë i jep akoma edhe më shumë pushtet

10:15, 21/01/2017
A+ Aa A-

Reformat kontroversiale në Kushtetutën e Turqisë janë miratuar më në fund

Kryetari i Parlamentit njoftoi se 339 deputetë votuan në favor të dhënies më shumë pushtet ekzekutiv për Presidentin e vendit, ndërsa 142 votuan kundër e asnjë nuk abstenoi.

 Mbështetësit thonë se më shumë autoritet për Presidentin është i nevojshëm në këtë kohë pasigurie, por kritikët thontë se ky është shumë pushtet në duart e një njeriu të vetëm.

Tani pritet që të mbahet një referendum popullor përsa i përket këtyre ndryshimeve.

Binali Yildirim, kryeministër i Turqisë deklaroi në parlament: “Sot, ne përfaqësuesit e populit kemi përmbushur detyrën që na është besuar. Tashmë ne do votëbesojmë këtë nisëm edhe nga populli i cili është zotëruesi real i këtij pushteti. Tani fjalën e ka populli”.

Opozita i ka cilësuar reformat si një hap i madh prapa.

Ali Seker i partisë opozitare CHP deklaroi për mediat: “Shteti ligjor, regjimi demokratik republikan e sekularis është shkulur përfundimisht”.

“Ata duan ta tërheqin Turqinë me shpejtësi në një periudhë paqëndrueshmërie ku nuk ka asnjë ndarjë të pushtetit, asnjë balancë dhe asnjë kontroll”.

“Nëse publiku është informuar mjaftueshëm, përgjigjja do të jetë JO”-vijoi Seker.

Të premten në Parlament u regjistruar edhe një përplasje fizike gjatë kohës që zhvillohej debate mbi ndryshimet kushtetuese ndërsa një deputet i opozitës u vetprangos në shenjë proteste ndërsa qëndronte në llozhën e ndërtesës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco