Gjermania, e zhgënjyera e madhe nga Trump. Zv/kancelari Gabriel: Tone të larta nacionaliste

Gjermania, e zhgënjyera e madhe nga Trump. Zv/kancelari Gabriel: Tone të larta nacionaliste

09:12, 21/01/2017
A+ Aa A-

Gjermania do të duhet të ndjekë një strategji të re ekonomike, të orientuar nga  Azia, në rast se qeveria e re amerikane e Donald Trump do të fillojë një luftë tregtare me Kinën.  Pak orë pas betimit të Donald Trump zv/kancelari gjerman Sigmar Gabriel deklaroi se pritet një periudhë e vështirë në marrëdhëniet ndërkombëtare

"Ajo që dëgjuam sot ishin tone të larta nacionaliste", tha Gabriel gjatë intervistës me televizionin publik gjerman ZDF, në  reagimin e parë të qeverisë zyrtare në Gjermani për  fjalimin e Trump menjëherë pas inaugurimit të tij. "Unë mendoj se ne duhet të përgatitetmi për një periudhë të vështirë", shtoi ai.

Ai tha se Trump ishte "mjaft serioz" në këtë fjalim, që do të thotë se ai do të zbatojë angazhimet e tij në fushën e tregtisë dhe çështjeve të tjera. Evropa dhe Gjermania duhet të bashkohen në mënyrë që të "mbrojmë interesat tona," tha lideri i socialdemokratëve (SPD).

SHBA është partneri më i madh tregtar i Gjermanisë, por Trump ka deklaruar se qeveria e tij do të vendosë taksë 35% për makinat që industria gjermane BMW planifikon të prodhojë në një fabrikë të re në Meksikë për t’i eksportuar në tregun amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

mali21/01/2017 10:54

Po cdomethene kjo , qenka rrezik toni nacionalist ! Qenka rrezik kur presidenti amerikan vendos popullin amerikan te parin ! Po pse duhet te vendos popullin kinez te parin !! Po tashme u pa se si u katandis bota nga globalizimi ! Nje bot qe rrotullohej rreth kotesive , genjeshtrave dhe propagandes !!

Shto koment

Denonco