El Chapo, autoritetet amerikanë kërkojnë sekuestrimin e 14 miliardëve nga ‘Zoti i drogës’

El Chapo, autoritetet amerikanë kërkojnë sekuestrimin e 14 miliardëve nga ‘Zoti i drogës’

08:53, 21/01/2017
A+ Aa A-

Mbreti i drogës meksikane, Joaquin Guzman , i njohur ndryshe is “El Chapo”  ka deklaruar në SHBA se është ipafajshëm dhe se nuk drejton operacionin më të madh në botë të trafikimit të drogës.

Kreu i kartelit Sinaloa u ekstradua nga Meksika të enjten, shkruan “BBC”.

Prokurorët amerikanë duan një urdhër për të konfiskuar pasurin e tij 14 miliardë dollarëshë

Në vitin 2015, Guzman u arratis nga një burg i sigurisë së lartë nëpërmjet një tuneli si dhe kishte  luftuar kundër ekstradimit në SHBA.

Autoritetet federalee kanë kërkuar Guzman për më shumë se 20 vjet. Ai përballet me 17 akuza, duke përfshirë trafikimin e drogës, përdorimin e paligjshëm të armëve të zjarrit, pastrimit  parash dhe kontrabandë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco