CNN sulmon përsëri: Fjalimi më radikal, Trump ishte plot populizëm

CNN sulmon përsëri: Fjalimi më radikal, Trump ishte plot populizëm

20:27, 20/01/2017
A+ Aa A-

Fjalimi inaugurues i presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump është nder më radikalët të këtij lloj në histori të Amerikës, kanë thënë analistët e CNN-it.

Përveç kësaj, analistët e CNN-it të cilët drejtpërdrejt ndoqën ceremoninë e inaugurimit të Donlad Trumpit theksuan se fjalimi i tij ishte “populizëm i pastër”, transmeton lajmi.net.

Ato thonë se fjalimi i Trumpit ngjanë në fjalimet e tij të fushatëz zgjedhore, përvec se kësaj herë nuk kishte shumë “unë”, por më shumë “ne”.

Gjithashtu thanë se Trumpi kritikoi pushtetin e kaluar dhe foli kundër Uashingtonit, edhe pse qëndronte pikërisht në “mes të atij qyteti”.

Presidenti i ri i Amerikës tha para Capitol Hillit në Uashington se 20 janari 2017 do të mbahet mend gjatë, pasi që nga sot “pushteti do t’i kthehet popullit”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco