Jo vetëm djathë, çokollata e orë: Zvicra është një kampione në tregtinë e armëve

Jo vetëm djathë, çokollata e orë: Zvicra është një kampione në tregtinë e armëve

07:10, 20/01/2017
A+ Aa A-

Zvicra është një nga eksportuese shumë e madhe. Jo vetëm e djathit, çokollatave dhe orëve, por edhe e armëve, sidomos në vendet në zhvillim. Kështu e transmeton «watson.ch» një studim amerikan të Congressional Research Service.

Më 2015 Zvicra ishte vendi ishte i shtatë në botë për furnizimin e vendeve në zhvillim me armë: Ajo tregtoi pajisje ushtarake në vlerë prej 700 milinë dollarëve në të ashtuquajtura «developing nations». Po ta marrësh për kokë banori, Zvicra e zë vendin e dytë në mesin e eksportuesve të armëve në botë. Konkretisht, më 2015 ajo kishte eksportuar pajisje ushtarake në vlerë prej 87,5 dollar për kokë banori. Kjo i bie dysh më shumë se amerikanët apo rusët. Vetëm Franca ka eksportuar më shumë armë për kokë banori në vendet në zhvillim se Zvicra.

Ndonëse duhet precizuar se denimi i konceptit «vend në zhvillim» në studimin amerikan është paksa i veçantë. Aty përfshihen të gjitha vendet, përveç SHBA-ve, Rusisë, Evropës, Kanadasë, Japonisë, Australisë dhe Zelandës së Re. Zvicra e zë një vend të lartë edhe sikur të konsideroheshin të gjitha shtetet kliente në të gjithë botën. Me 800 milionë dollarë, Zvicra më 2015 zinte vendin e tetë në botë si eksportuese pajisjesh ushtarake.

Studimi e ka analizuar periudhën nga 2008 deri më 2015. Sa i përket vlerës së eksportit, me 4,2 miliardë dollarë Zvicra e zë vendin e njëmbëdhjetë në botë. Kjo është vlera e tretë më e lartë për kokë banori, pas Izraelit dhe Suedisë. Por, këto shifra që u referohen të dhënave të qeverisë amerikane dallojnë nga ato të Sekretariatit Shtetëror për Ekonomi të Zvicrës, Seco. Sipas këtij të fundit, Zvicra më 2015 ka eksportuar material lufte për 446 milionë franga, dhe jo 700 milionë, sikurse thotë studimi amerikan. Shifrat e publikuara të eksportit të materialeve ushtarake të Secos i konsiderojnë vetëm mjetet e pajisëse, të cilat llogariten si material lufte, thonë në Seco. Studimi amerikan, në anën tjetër, i përfshin të gjitha mjetet konvencionale të pajisjes ushtarake. Këtu bëjnë pjesë të gjitha kategoritë e armëve dhe municioni i tyre, pjsët rezervë, ndërtimet, programet e asistencës dhe trajnimi. Studimi te pajisjet ushtarake i përfshin edhe aeroplanët trajnues, shkruan dialogplus.Në anën tjetër, studimi amerikan i konsideron vetëm klientët shtetërorë të materialeve ushtarake, kurse Seco i merr edhe klientët privatë. Por, sido që ta kthesh, Zvicra qëndron lartë në listat e eksportuesve të materialeve ushtarake. Dhe, eksportet e zvicerane të armëve shkojnë vërtetë në vende që, sipas studimit amerikan, llogariten si vende në zhvillim: Arabia Saudite, Katari, India, Indonezia, Kina. Më 2014 Parlamenti vendosi që Zvicra të mund të furnizojë edhe vende që i shkelin të drejtat e njeriut. /DP

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco