VIDEO/ 6 persona gjenden të gjallë nën dëborë pas orteku 'gllabëroi' hotelin malor në Itali

VIDEO/ 6 persona gjenden të gjallë nën dëborë pas orteku 'gllabëroi' hotelin malor në Itali

12:01, 20/01/2017
A+ Aa A-

6 persona janë gjetur të gjallë në hotelin malor  të goditur nga orteku në rajonin e Abruzzos  në Itali.

 Ndërkohë që  të mbijetuarit ishin ende nën rrënoja zjarrfikësit kishin biseduar vazhdimisht me ta.Ekipi i shpëtimit punoi gjatë gjithë natës, në kushte ekstreme, në kërkim të tridhjetë peronave që janë  ende të humbur. 

Ngjarja vënë në lëvizje edhe qeverinë e vendit, e cila ka urdhëruar kërkime intensive, shkruan "RT". 

Kryeministri, Paolo Gentiloni, zhvilloi një takim me kreun e Emergjencës Civile, të cilit i kërkoi angazhimin maksimal të isntitucionit që drejtohet prej tij.

Gjatë fjalës përpara gazetarëve, Gentiloni tha se të gjithë po mbajnë frymën pas ngjarjes së ndodhur me shpresen se do të gjenden të mbijetuar.

“Dua të them se ne po mbajmë frymën për atë që ndodhi. Kemi parë videot e operacioneve të shpëtimit në hotel. Do të presim me ankth për të parë nëse do të gjenden të mbijetuar“, u shpreh shefi i ekzekutivit italian./SYRI.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco