Trump propozon paradë ushtarake gjatë inaugurimit, Pentagoni i thotë ‘Jo’

Trump propozon paradë ushtarake gjatë inaugurimit, Pentagoni i thotë ‘Jo’

11:37, 20/01/2017
A+ Aa A-

Donald Trump, ka pasur një kërkesë të veçantë per Pentagonin mbi inaugurimin e tij . Sipas  "The Washington Post", në nje ntervistë këtë javë, ai ka thënë se dëshiron që të tregojë fuqinë e ushtrisë amerikane madje edhe në rrugët e Washington.

"Avionet mund të fluturojnë mbi New York dhe Washington. Mendoj se në fakt do të tregojmë forcen e  ushtrisë tonë", tha ai.

Trump do donte që me një paradë... një shfaqje të plotë të fuqisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara, të festojë ditën e parë të mandatit të tij, shkruan media amerikane. 

Ekipi i tij doli me idenë që në paradën inauguruese të angazhohen tanket dhe raketa-hedhësit.

Por një burim nga komisioni i inaugurimit për "Huffington post": "Neve menjëherë na u kujtuan paradat në Sheshin e Kuq dhe në Korenë e Veriut".

Këto parada shpesh janë perceptuar si shfaqje e tepruar e “muskujve ushtarakë" dhe  Pentagoni nuk pranoi të bashkëpunonte, thanë burimet.

Edhe pse ata janë të gatshëm për të bashkëpunuar në organizimin e inaugurimit, kjo ide është hedhur poshtë për shkak se kishin arritur në përfundimin se tanket masive mund të dëmtojnë rrugët, ndërsa disa ishin të shqetësuar se si do të dukej një paradë plot me tanke dhe raketa-hedhës në qendër të Washington.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco