Italia 'mban frymën!' Vazhdojnë kërkimet për 25 personat e 'varrosur' në ortekun masiv

Italia 'mban frymën!' Vazhdojnë kërkimet për 25 personat e 'varrosur' në ortekun masiv

09:14, 20/01/2017
A+ Aa A-

Ekipet e shpëtimit janë ende duke shpresuar se do të gjejnë të mbijetuar pasi një ortek gllabëroi një hotel malor në Itali duke lënë të paktën 3 të vdekur dhe dhjetra të tjerë të varrosur nën rrënoja dhe dëborë.

Ekipet kanë punuar gjatë natës në kërkim për të paktën 25 persona që besohet të jetë zhdukur, shkruan "BBC". 

3 trupa u nxorrën nga rrënojat e hotelit largët “Rigopiano dhe zyrtarët italianë janë shprehur se do të vijojnë kërkimet me ritme intensiv. Për mediat është prononcuar edhe kryeministri Paolo Gentilloni, i cili deklaroi se të gjithë do të mbajnë

Ngjarja vënë në lëvizje edhe qeverinë e vendit, e cila ka urdhëruar kërkime intensive.

Kryeministri, Paolo Gentiloni, zhvilloi një takim me kreun e Emergjencës Civile, të cilit i kërkoi angazhimin maksimal të isntitucionit që drejtohet prej tij.

Gjatë fjalës përpara gazetarëve, Gentiloni tha se të gjithë po mbajnë frymën pas ngjarjes së ndodhur me shpresen se do të gjenden të mbijetuar.

“Dua të them se ne po mbajmë frymën për atë që ndodhi. Kemi parë videot e operacioneve të shpëtimit në hotel. Do të presim me ankth për të parë nëse do të gjenden të mbijetuar“, u shpreh shefi i ekzekutivit italian./SYRI.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco