Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Assad i gatshëm për paqe, u ofron rebelëve një marrëveshje të bujshme

Assad i gatshëm për paqe, u ofron rebelëve një marrëveshje të bujshme

08:54, 20/01/2017
A+ Aa A-

Presidenti sirian Bashar al Assad eshtë shprehur i gatshëm për paqe por vetëm nesë rebelët pranojnë të dorëzohen në këmbim të një amnistie, gjatë negociatave që do të zhvillohen javën e ardhshme në Astana që i dedikohet përforcimit të armëpushimit në Siri.

Armëpushimi që hyri në fuqi më 30 dhjetor ka pasur shkelje të vazhdueshme, kryesisht në Wadi Barada ku ushtria përpiqet të ketë kontrollin në burimet e ujit, por një ndërprerje e luftimeve u arrit sot.

Armëpushimi, i mbështetur nga Moska, aleate e regjimit dhe Ankaraja mbështetëse e rebelëve, i dha mundësi organizimit të negociatave që do të fillojnë më 23 janar në kryeqytetin e Kazakistanit me objektivin ambicioz që të hidhen bazat e një rregullimi të konfliktit shkatërrues që ka bërë më shumë se 310 000 të vdekur në gjashtë vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco