Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Nxënësi autik ngel në të gjitha lëndët, ja çfarë bën mësuesja e tij e mrekullueshme

Nxënësi autik ngel në të gjitha lëndët, ja çfarë bën mësuesja e tij e mrekullueshme

08:01, 20/01/2017
A+ Aa A-

Letra e shkruar nga mësuesja e djalit të saj ka prekur dhe ka bërë një nënë që të shpërthejë në lot. Ben Twist është një djalosh 11-vjeç, i cili u diagnostikua me autizëm kur ishte 5-vjeç. Ai nuk kishte arritur të kalonte në provimet që kishte dhënë në shkollë, ndërsa mësuesja i ka dërguar një letër motivuese dhe shumë prekëse.

Ja çfarë i ka shkruar mësuesja në letër:

I dashur Ben,

Po të shkruaj për të përgëzuar për sjelljen dhe suksesin në përfundimin e nivelit kyç të provimeve SAT. Gil, Lynn, Angela, Steph, dhe Anne kanë punuar aq mirë me ty këtë vit dhe ti ke bërë një progres befasues. I kam shkruar prindërve të tu dhe ty për t’ju treguar rezultatet e provimeve.

Një pjesë shumë e rëndësishme e informacionit që dua që ti të kuptosh është se këto provime matin vetëm pak nga ty dhe aftësitë e tua. Ato janë shumë të rëndësishme dhe ti ke arritur shumë, por Ben Twist ka aq shumë talente sa që ne te Lansbury Bridge i shohim dhe i matim në një mënyrë tjetër.

Këto talente përfshijnë talentet e tua artistike, aftësia jote për të punuar në grup, pavarësia jote në rritje, mirësia jote, aftësia jote për të shprehur mendimin tënimin tënd, aftësitë e tua në sport, aftësia jote për të disktutuar dhe arritur progres, vizitimet e tua dhe talentet për të ndërtuar dhe aftësitë e tua në muzikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ha haa haaa21/01/2017 11:47

Nuk kuptohet asgjë e mrekulueshme!!!

Shto koment

Denonco