Një italian kandidati kryesor për presidencën e Parlamentit Evropian, ja për kë bëhet fjalë

Një italian kandidati kryesor për presidencën e Parlamentit Evropian, ja për kë bëhet fjalë

15:29, 17/01/2017
A+ Aa A-

Ish-komisioneri evropian, Antonio Tajani, kandidati i së djathtës u pozicionua në krye të garës për presidencën e Parlamentit Evropian, pas raundit të parë të zgjedhjeve që u mbajtën sot në Strasburg.

Italiani, lideri i Partisë Popullore Evropiane (PPE, e djathta, qendra e djathtë) fitoi më tepër vota ose më saktë 274, në mesin e gjashtë kandidaturave të paraqitura.

Tajani, anëtar themelues i Forza Italias, ish-zëdhënës i Silvio Berlusconit u pozicionua ende larg shumicës absolute të nevojshme prej 342 votash për t’u shpallur fitues i raundit të parë të zgjedhjeve.

Kundërshtari kryesor, bashkëkombasi i tij Gianni Pittella, kandidat i social-demikratëve dhe përfaqësues i së majtës fitoi 183 vota.

Një raund i dytë pritet të zhvillohet i pasuar nga një i tretë. Nëse nuk arrihet asnjë shumicë absolute pas tre raundeve, një raund i katërt do të organizohet për të vendosur në mes dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco