Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Jo vetëm ‘Brexit’! Britania do të largohet edhe nga tregu i përbashkët evropian

Jo vetëm ‘Brexit’! Britania do të largohet edhe nga tregu i përbashkët evropian

13:14, 17/01/2017
A+ Aa A-

Britania ka deklaruar publikisht se jo vetëm do të largohet nga BE-ja por edhe nga tregu i përbashkët evropian.

Deklarata erdhi nga Kancelari britanik Philip Hammond, i cili ka thënë se Britania e Madhe "nuk mund të jenë anëtarë e Tregut të Përbashkët".

Kancelari i  bëri këto vërejtje në Dhomën e Komuneve ndërkohë që Theresa May po mban një deklaratë publike duke theksuar planin Qeverisë mbi Brexit- in, shkruan "The Independent". 

Kryeministrja Theresa May ka thënë se Britania e Madhe kërkon largimin e plotë nga blloku evropian dhe se nuk do të kërkojë zgjidhje “gjysëm brenda, gjysëm jashtë” gjatë negociatave për daljen e shtetit të saj unioni. 

“Nuk do të ketë anëtarësi të pjesshme në Bashkimin Evropian, anëtarësi ortakërie me Bashkimin Evropian e as çfarëdo zgjidhje që na lë gjysëm brenda e gjysëm jashtë”, tha May.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco