16 vjeçari masakron prindërit pas konflikteve për notat

16 vjeçari masakron prindërit pas konflikteve për notat

11:36, 12/01/2017
A+ Aa A-

Burrë e grua u masakruan dje në dhomën e tyre të gjumit dhe më pas u mbështollën me qese plastike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ferrara të Italisë, ku si përgjegjës për krimin e dyfishtë u arrestua djali 16 vjeçar i çiftit dhe një shoku i tij 18 vjeç.

Sipas hetimeve të policisë italiane, 59-vjeçari Salvatorre Vincelli dhe gruaja e tij Nunzia Di Gianni, janë masakruar në dhomën e tyre të gjumit teksa flinin, pasi janë goditur me sëpatë në kokë.

Sipas hetimeve, çifti dhe djali i tyre ishin në konflikt të vazhdueshëm sa i përket notave në shkollë, dhe mesa duket për të shpëtuar prej tyre djali ka vendosur t’i vrasë në bashkëpunim me një mikun e tij, të cilin e ka paguar me 1 mijë euro, raportojnë mediat italiane.

Krimi ka ndodhur rreth mesnatës së të martës, ku 18-vjeçari ka hyrë në dhomë përmes një dritareje të lënë hapur nga djali i tyre dhe i ka goditur me sopatë.

Pastaj të dy bashkë janë munduar t’i transportojnë trupat, për t’i hedhur në një kanal në mënyrë që të zhduknin gjurmët e krimit. Por kur nuk kanë arritur ta bëjnë këtë, atëherë kanë përdorur planin B.

16-vjeçari ka telefonuar policinë, duke rrëfyer se kur ishte kthyer në mëngjes në shtëpi ka gjetur dy prindërit e vrarë, babai në garazh dhe nëna pranë shtratit.

Por nga mospërputhja e dëshmive të dy të rinjve, policia zbuloi se ata ishin autorët e krimit. Sopata me të cilën u masakruan burrë e grua, u gjet në një lumë në Caprile, një fshat ngjitur me Pontelangorino.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco