Trump u kundërpërgjigjet agjencive të inteligjencës: A po jetojmë në Gjermaninë naziste?

Trump u kundërpërgjigjet agjencive të inteligjencës: A po jetojmë në Gjermaninë naziste?

19:00, 11/01/2017
A+ Aa A-

Disa orë para konferencës së tij të parë për media si presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka kritikuar agjencitë amerikane të inteligjencës të cilat i ka fajësuar për publikimin e raporteve të pavërtetuara për marrëdhëniet e tij me Rusinë, duke pyetur “A po jetojmë në Gjermaninë naziste?”

Një zyrtar amerikan tha dje për Associated Press se zyrtarët e inteligjencës e kanë informuar Trumpin rreth raportit të pavërtetuara se Rusia posedon informata të fshehta personale dhe financiare për të.

Ky zyrtar ka folur në kushte anonimiteti, për shkak se nuk e ka pasur të lejuar të diskutojë publikisht këtë çështje.

Trumpi dhe presidenti Obama janë njoftuar rreth të dhënave të komunitetit të inteligjencës javën e kaluar, sipas këtij zyrtari.

Dosido, Trump e ka quajtur të rrejshëm raportin dhe ka thënë se agjencitë e inteligjencës kurrë nuk duhet të lejojnë që lajme të rreme të publikohen.

“Unë i fitoj zgjedhjet me lehtësi, një ‘lëvizje’ madhështore vërtetohet, dhe kundërshtarët e shtrembër tentojnë ta nënvlerësojnë fitoren tonë me LAJME TË RREME. Gjendje e dhimbshme! Agjencitë e inteligjencës kurrë nuk duhet të lejojnë që lajmet e rreme të dalin në publik. Edhe një goditje e fundit ndaj meje. A po jetojmë në Gjermaninë naziste?” shkroi Trump në rrjetin social “Twitter”. /GazetaExpress/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco