FOTO /Grushta mes deputetëve në parlamentin turk

FOTO /Grushta mes deputetëve në parlamentin turk

18:52, 11/01/2017
A+ Aa A-

Mbledhja e sotme e parlamentit të Turqisë, ka degjenuar në sherr dhe grushte mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës.

Grindja erdhi pas propozimeve të bëra nga partia e Erdogan për disa ndryshime kushtetuese, çka është kundërshtuar fort nga partia opozitare CHP.

Në propozimet e tij Erdogan ka kërkuar që të ketë më shumë kompetenca, ku pritet të marrë dhe drejtimin e forcave ushtarake.

Këto janë cilësuar nga opozita si ana drejt shkuarjes së diktaturës dhe kontrollit të pushtetit nga një dorë e vetme.

Kërkesat e Erdogan për kontrollin e ushtrisë vijnë disa muaj pas grushtit të shtetit, ku Erdogan akuzoi se pas këtij grushti fshihej kundërshtari i tij Fetullah Gylen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco