Donald Trump: Gjë e mirë që Putin më ka qejf. Nuk kam lidhje me Rusinë

Donald Trump: Gjë e mirë që Putin më ka qejf. Nuk kam lidhje me Rusinë

17:37, 11/01/2017
A+ Aa A-

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka mbajtur konferencën e parë për shtyp që kur fitoi zgjedhjet.

Në fillim të fjalës së tij, Trump foli për lajmet e rreme dhe informacionet që kishte dhënë Shërbimi Sekret për ndikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Donald Trump i ka quajtur të pavërteta informacionet rreth kësaj teme dhe ka falënderuar disa media që nuk i publikuan këto lajme të rreme.

Sa i përket marrëdhënieve të tij me Presidentin e Rusisë, Trump tha se është “një aset fakti që Putin e pëlqen”.

“Nuk e di nëse do kem marrëdhënie të mira me Putin. Nuk kam marrëveshje me Rusinë dhe nuk kam investime në Rusi”, deklaroi Presidenti i ri i SHBA Donald Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco