Rusia ndalon shitjen e cigareve për personat e lindur pas 2015-ës

Rusia ndalon shitjen e cigareve për personat e lindur pas 2015-ës

15:40, 11/01/2017
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë e Rusisë i ka publikuar planet për ta ndaluar shitjen e cigareve personave që janë lindur pas vitit 2015. Kjo lëvizje radikale do ta bënte Rusinë vendin e parë që ndërmerr një qëndrim kaq rreptë ndaj duhanit, transmeton Express.

Për një kohë të gjatë, Rusia ka qenë tolerante ndaj pirjes së duhanit, ndërsa kufizimet publike u futen në fuqi në vitin 2013.

Por legjislacioni i futur në fuqi që nga ajo kohë, e ka forcuar ligjin ndaj duhanit në mënyrë të konsiderueshme.

Anëtari i Komitetit Shëndetësor në Parlamentin e Rusisë, Nikolai Gerasimenko, ka thënë: “Ky synim është absolutisht i saktë në mënyrë ideologjike,” raporton The Times.

Por, një vendim i tillë ka shumë mundësi se do t’i zemërojë kompanitë e duhanit, megjithatë Rusia tashmë ka shënuar përparim të fortë kundër prijës së duhanit.

Numri i duhanpirësve ka rënë për 10 për qind në vitin 2016, sipas agjencisë së lajmeve “Tass”./Express    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco