Lamtumirë euro! Kandidati francez thotë se monedha mund të zhduket pas 10 vitesh

Lamtumirë euro! Kandidati francez thotë se monedha mund të zhduket pas 10 vitesh

15:09, 11/01/2017
A+ Aa A-

Euroja mund të mos ekzistojë pas 10 vitesh, nëse Parisi dhe Berlini dështojnë të forcojnë monedhën e përbashkët të unionit. Ky është paralajmërimi i kandidatit presidencial francez, Emmanuel Macron, duke shtuar se sistemi aktual sjell më shumë përfitime për Gjermaninë, në dëm të vendeve anëtare më të dobëta.

Macron ka shërbyer si ministër i Ekonomisë nën drejtimin e presidentit socialist François Hollande, deri kur dha dorëheqjen muajt e fundit të 2016-s për të krijuar një lëvizje politike të tijën, e më pas të garonte si kandidat i pavarur në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen këtë vit.

“E vërteta është se ne duhet ta pranojmë bashkërisht se Euro është e paplotë dhe nuk mund të zgjasë më tej pa reforma madhore”, tha Macron, teksa mbante fjalim në Universitetin “Humboldt” në Berlin.

Duke folur në anglisht, ai shtoi: Euro nuk i ka ofruar Europës sovranitet të plotë ndërkombëtar kundrejt dollarit me rregullat e saj. Nuk i ka ofruar Europës një konvergjencë natyrore mes vendeve të ndryshme anëtare.

Franca duhet të implementojë reformat për tregun e punës dhe të ristrukturojë sistemin arsimor të saj për të rikthyer rritjen ekonomike, ndërkohë që Gjermania duhet të pranojë se, fokusimi te investimet në vend të masave shtrënguese do të forconte rritjet ekonomike anembanë Eurozonës, deklaroi më tej politikani i qendrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco