Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi, padi në GjK për mandatin e Xhaçkës

Dorëhiquni ose do t’ju vras! Presidenti i Filipineve tmerron kryebashkiakët e korruptuar

Dorëhiquni ose do t’ju vras! Presidenti i Filipineve tmerron kryebashkiakët e korruptuar

14:43, 11/01/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka paralajmëruar kryetarët e bashkive të vendit të tij që mund të fshihen pas tregtisë së drogës që të heqin dorë nga posti i tyre ose do të vriten.

Gjatë një ceremonie me 200 të ftuar të zhvilluar të hënën, lideri 71-vjeçar tha se kryebashkiakët e korruptuar duhet të heqin dorë nga tregtia e drogës ose fati i tyre do të jetë i njëjtë me atë të përdoruesve të drogës.

“U bëj thirrje të gjithë kryetarëve të bashkisë, do t’ju mbyll të gjithëve në një dhomë. Dhe do ju tregoj një listë. Do ju kërkoj të gjeni nëse emri juaj ndodhet në atë listë. Nëse emri jot ndodhet aty more bir k****, do të të vras,” tha në fjalimin e tij Duterte.

Duterte tha se kryebashkiakët që kanë lidhje me industrinë e tregtisë së drogës duhet të përgatiten që t’u hiqet pushteti dhe siguria e tij.

“Ndoshta hyj në histori si kasap, por nuk ka problem,” shtoi ai. Edhe më parë  Duterte ka shprehur dyshimin se kryetarët e bashkisë po përdorin pushtetin e tyre për t’u përfshirë në tregtinë e drogës.

Duterte u zgjodh President vitin që kaloi për shkak të premtimeve të tij për luftën e fortë kundër krimit në Filipine. Deri më tani, Policia Kombëtare ka raportuar se janë ekzekutuar  mbi 5927 përdorues droge që nga 1 korriku i vitit 2016.

Një nga pikat kryesore të politikës së Duterte kur ai erdhi në pushtet në maj, ishte pikërisht lufta ndaj drogës, pra ishte një gjë e paralajmëruar. Në korrik rreth 60 mijë përdorues droge në Filipine u dorëzuan përpara qeverisë pas urdhrave të Presidentit për të vrarë çdo përdorues o

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco