Akuzat ‘e reja’ për Trump u fabrikuan nga Soros 9 ditë para zgjedhjeve presidenciale

Akuzat ‘e reja’ për Trump u fabrikuan nga Soros 9 ditë para zgjedhjeve presidenciale

13:10, 11/01/2017
A+ Aa A-

Sulmi i fundit ndaj Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për ‘materiale kompromentuese’ me të cilat shantazhohet nga rusët, duket i sponsorizuar pikërisht nga kundërshtari i tij i madh: George Soros.

Raporti është bërë publik në rrjetin kombëtar CNN dhe disa analistë shkruajnë se, nëse një raport i tillë do të ishtë bërë i ditur më parë, Donald Trump mund të mos zgjidhej si President.

Por faktet flasin ndryshe.

Nuk bëhet fjalë për asnjë material të ri.

Ky raport është hartuar që përpara zgjedhjeve në SHBA.

Një portal i quajtur ‘Mother Jones” e ka publikuar plot 9 ditë përpara zgjedhjeve, më 31 tetor të vitit të kaluar.

Një ditë më pas u publikua nga britanikja ‘Independent’ dhe media të tjera.

Por ky raport nuk u morr seriozisht, megjithëse publikuesit duket se kishin llogaritur që raporti të bënte efekt elektoral dhe të mos i jepte kohë stafit të kandidatit Trump për të hetuar për vërtetësinë e tij.

Po kush është revista ‘Mother Jones’ që publikoi këtë ‘raport skandaloz’?

Revista është organ i një fondacioni të quajtur ‘The Foundation for National Progress’ i cili është njëkohësisht një konsorcium mediatik.

‘Mother Jones’ lëshon ‘raporte’ apo ‘lajme’ të cilave u bëjnë jehonë media të tjera të këtij konsorciumi si The Nation, Alternet and The American Prospect”, raporton një tjetër media kombëtare amerikane, CNS, e konsideruar në SHBA si ‘media konservatore’.

E njëjta media shkruan se vetëm në vitin 2008, botuesi i ‘Mother Jones’ ka përfituar 485 mijë dollarë nga fondet e financierit George Soros.

Deri në vitin 2000 shuma e financimit arriti në 1 milion e 116 mijë dollarë.

Duket si rastësi, por raporti lëshohet për herë të dytë nga një media më e madhe, CNN, sërish 9 ditë përpara një tjetër ngjarjeje të rëndësishme për Donald Trump, dita kur ai hyn zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë.

Dhe një tjetër rastësi.

Në vitin 2009, Sorosi bëri një donacion prej 651 mijë e 650 diollarësh për një qendër gazetarie të quajtur Center for Public Integrity’s”, raporton Fox News.

Kjo qendër ka disa media partnere, duke përfshirë edhe CNN.

E njëjta qendër kishte marrë më shumë se 1 milion dollarë financime nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur të Sorosit në vitet 2003-2008.

Pra, edhe CNN duket e lidhur me Sorosin nëpërmjet partneritetit me shoqatën e financuar prej tij.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump e quajti lajmin e publikuar nga CNN një ‘lajm të rremë’ dhe ‘gjueti shtrigash’ me qëllime politike.

Po a ka ndonjë mundësi që kjo histori e fabrikuar të merret seriozisht?

Pretendimet e inteligjencës amerikane se Donald Trump i ka fituar zgjedhjet presidenciale falë ndërhyrjes së Rusisë janë krejt të pavërteta dhe për humbjen e demokratëve përgjegjësia kryesore është e kandidates Clinton’ – thotë ish-analisti i CIA-s, John Kiriakou për RT.

Ai shpjegon se, në vend që të mblidhte fakte të vërteta dhe t’i paraqiste si prova, inteligjenca amerikane zgjodhi një rrugë të dytë, duke e kaluar çështjen në duart e analistëve, të cilët në mungesë të fakteve të vërteta, i arritën përfundimet e tyre duke mbledhur ku të mundnin copa të dhënash andej-këtej.

Më tej ai thotë se nëse shërbimet inteligjente do kishin pasur fakte lidhur me ndërhyrje në zgjedhje atëherë Agjencia e Sigurisë Kombëtare i ka të gjitha mundësitë teknike që të zbulonte burimin ekzakt të hakerit.

E vërteta është, dhe këtë e them me keqardhje sepse jam një demokrat i pandreqshëm, se Hillary Clinton ishte një kandidate e tmerrshme. Provat tregojnë se Clinton i vodhi nominimin kandidatit tjetër demokrat, Bernie Sanders. Kjo është arsyeja pse Clinton i humbi zgjedhjet dhe jo ndonjë skandal ‘hakimi’ i pretenduar pre tyre’, – mbyll analizën e tij Kiriakou.

Ajo që duket në këtë histori të dytë me rusë është një përpjekje e dëshpëruar për të mos lejuar ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Disa analistë ndërkombëtarë kanë parashikuar se presidenca Trump do të kufizojë në mënyrë strategjike influencën e rrjetit politiko-financiar të miliarderit Soros dhe fondacioneve të tij.

Ky opinion duket se është reflektuar edhe në bursat financiare, ku aksionet e kompanisë së Sorosit kanë rënë ndjeshëm ditët e fundit.

Sulmi i fundit vjen pas një vale protestash të organizuara nga George Soros kundër Presidentit të zgjedhur Donald Trump. /Hashtag.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco