Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

FOTO/ Ky është shteti që hoqi vizat për 80 vende të huaja, mes tyre edhe Shqipëria

FOTO/ Ky është shteti që hoqi vizat për 80 vende të huaja, mes tyre edhe Shqipëria

12:02, 11/01/2017
A+ Aa A-

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko  nënshkroi dekretin me të cilën mund të udhëtojnë pa viza shtetasit e 80 vendeve të huaja, përfshirë edhe Shqipërinë, për një qëndrim jo më të gjatë se pesë ditë, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Bjellorusisë.  

 "Belarusfeed.com" shkruan se në dokumentin përcaktohet hyrja pa viza në Bjellorusi për një periudhë që nuk i kalon pesë ditë përmes vendkalimit kufitar të aeroportit kombëtar në Minsk.

Dekreti vlen për 39 vende në Evropë, duke përfshirë Bashkimin Evropian, si dhe Brazilin, Indonezinë, SHBA, Japonia dhe vende të tjera ne total 80 shtete në Botë.

Dokumenti ka për qëllim përmirësimin e kushteve për udhëtarët e biznesit, turistët dhe njerëzit me pasaportë të rregullt, do të hyjë në fuqi një muaj pas publikimit të tij, shtojnë nga Ministria e Jashtme e Bjellorusisë. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco