VIDEO/ Tragjedia, burri vret gruan me 4 fëmijët, e më pas edhe veten

VIDEO/ Tragjedia, burri vret gruan me 4 fëmijët, e më pas edhe veten

12:08, 11/01/2017

Policia në Danimarkë thotë se beson që një 45-vjeçar ka vrarë gruan e tij dhe katër fëmijët e tyre, para se të vriste edhe veten.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për gruan e tij 42-vjeçe, si dhe dy djem dhe dy vajzat, në mes 3 dhe 16 vjeçe.

Në një deklaratë të martën vonë, policia ka hedhur poshtë spekulimet e medieve se ka qenë një rrjedhje gazi që ka shkaktuar vdekjet.

Asnjë motiv nuk është bërë i ditur deri më tani rreth vdekjes së tyre.

Policia ishte lajmëruar të hënën rreth “një situate të pazakonshme” në Ulstrup, një fshat në jugperëndim të Randers, rreth 185 kilometra në veriperëndim të Kopenhagës.

Lexo edhe

Komentet

Shto koment