Tronditëse: Refugjatët në Greqi po ngrinë në mes të borës nga mungesa e solidaritetit të BE-së

Tronditëse: Refugjatët në Greqi po ngrinë në mes të borës nga mungesa e solidaritetit të BE-së

11:49, 11/01/2017
A+ Aa A-

Refugjatët janë të detyruar të jetojnë në temperatura të acarta  në kampet e mbuluara me dëborë në Greqi për shkak se shtetet e BE-së kanë dështuar të marrin pjesën e tyre të azilkërkuesve, shkruan “Euronews”.

Moti ekstrem përfshiu edhe ishujt grekë gjatë ditëve të fundit, duke lënë mijëra të refugjatë të guximshëm në kushte te mjerueshme, me vetëm një tendë mbi koka.

Agjensia e refugjatëve të OKB-së tha se presioni në kampet e tejmbushura në ishull do të lehtësohej nëse vendet e BE-së do të përmbushnin premtimin e tyre për të marrë numrin e  caktuar të azilkërkuesve.

Komisioni Evropian njoftoi në shtator të 2015-ës një skemë për të zhvendosur 160.000 refugjatë nga vendet e goditura nga kriza e emigrantëve. Ai përfshinte edhe premtimet për të rishpërndarë rreth 66.000 refugjatë nga Greqia, por për gati 18 muaj me radhë, janë lëvizur vetëm 7800 azilkërkues. /SYRI.net/ 

 


 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco