Historike: Vdes gazetarja që njoftoi zyrtarisht se Lufta II Botërore kishte filluar

Historike: Vdes gazetarja që njoftoi zyrtarisht se Lufta II Botërore kishte filluar

08:27, 11/01/2017
A+ Aa A-

Clare Hollingworth, gazetarja britanike që njoftoi pushtimin e Polonisë nga Gjermania naziste, në gusht 1939, çka lajmëroi fillimin e Luftës II Botërore, vdiq në Hong Kong në moshën 105-vjeçare.

“Jemi të trishtuar të njoftojmë se, pas një karriere brilante, e shtrirë në një shekull lajmesh, korrespondentja e shkëlqyer e luftës, Clare Hollingworth vdiq këtë mbrëmje në Hong Kong”, shkruajti sot familja e saj në Facebook.

Hollingworth bëri histori për zbulimin se Gjermania ishte gati të pushtonte Poloninë dhe të fillonte një luftë të re botërore. Ajo bëri këtë ”scoop” vetëm një javë pasi kishte filluar punë si gazetare në britaniken ”The Daily Telegraph”.

Hollingworth pa tanke të maskuara në kufirin gjerman me Poloninë. Një ditë më pas, ajo pa tanke që të kalonin poshtë hotelit të saj, në qytetin polak të Katovicës.

Hollingworth raportoi më pas nga vende të tilla si Polonia, Gjermania, Algjeria, Izraeli, India dhe Kina.

Vitin e kaluar, ajo botoi librin me kujtime “Of Fortunes and War: Clare Hollingworth, first of the female war correspondents”.

Hollingworth ishte e para që intervistoi shahun e Iranit si edhe raportoi nga Pekini gjatë rënies së regjimit të Mao Ce Dunit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco