Ankara, rruga e ambasadës së Rusisë merr emrin 'Andrey Karlov'

Ankara, rruga e ambasadës së Rusisë merr emrin 'Andrey Karlov'

08:22, 11/01/2017
A+ Aa A-

Sipas deklaratës nga Bashkia e Metropolit të Ankarasë, bëhet e ditur se me anë të vendimit të marrë me vota unanime emri i rrugës “Karyagdi” në lagjen Asagiayranci është ndryshuar në “Andrey Karlov.

Rruga ku ndodhet ambasada e Rusisë në Ankara është emëruar sipas ambasadorit rus, Andrey Karlov, i cili humbi jetën si pasojë e atentatit.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga ana e Bashkia e Metropolit të Ankarasë, bëhet e ditur se me anë të vendimit të marr me vota unanime në mbledhjen e asamblesë së bashkisë, emri i rrugës “Karyagdi” në lagjen Asagiayranci është ndryshuar në “Andrey Karlov”.

Edhe ambasada e Rusisë në Ankara në llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social Twitter postoi fotografinë e tabelës me emrin e ri të rrugës.

Ndërkaq bëhet e ditur se edhe salloni i ekspozitave i Qendrës së Arteve Bashkëkohore të bashkisë Çankaya u emërua sipas ambasadorit të ndjerë Andrey Karlov.

Me qëllim të mbajtjes së gjallë të kujtimit ndaj ambasadorit Karlov, ky sallon do të vazhdoj me aktivitetet artistike/TRT

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco