Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'I papërgjegjshëm!' Kerry sulmon ashpër Donald Trump mbi përdorimin e Twitter-it

'I papërgjegjshëm!' Kerry sulmon ashpër Donald Trump mbi përdorimin e Twitter-it

08:06, 11/01/2017
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry paralajmëroi për rreziqet e populizmit autoritar dhe kritikoi ashpër përdorimin pa frè të Twitter-it nga ana e presidentit të zgjedhur Donald Trump, duke thënë se në këtë mënyrë, ai u shmangej përgjegjësive, shkruan "Politico".

.Në komentet më të drejtpërdrejta kundër miliarderit që prej zgjedhjes së tij president më 8 nëntor, kryediplomati në largim sugjeroi gjithashtu se, të emëruarit për poste në kabinetin e ri po lejohen nga Kongresi të mos paraqesin deklaratat tatimore para seancave të konfirmimit të tyre në Senat.

“Çdo vend në botë duhet të shqetësohet për populizmin autoritar dhe mungesën e përmbajtjes në dialogun politik. Nëse politikat do të bëheshin nga 140 shkronja në Twitter dhe nëse çdo llogaridhënie e arsyeshme do të anashkalohej, atëherë ne kemi një problem”, tha John Kerry.

Ai përmendi dallimin mes zgjedhjes së tij si Sekretar Shteti 4 vite më parë, kur - siç tha, - iu desh të siguronte një sërë dokumentesh, dhe pjesëtarëve të kabinetit “Trump”, të cilëve sipas tij po u ofroheshin një sërë lehtësirash para seancave të konfirmimit.

Në muajin dhjetor, drejtuesi i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Bob Corcer deklaroi se paneli nuk i kishte kërkuar Rex Tillersonit, i zgjedhur nga Trumpi si Sekretar Shteti, të dorëzonte deklaratat tatimore.

Walter Shaub, drejtor i Zyrës Federale të Etikave qeveritare u tha në një letër senatorëve javën e kaluar se ishte tepër i shqetësuar për mosplotësimin e procedurave nga ana e të emëruarve të kabinetit “Trump”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco