60% e suedezëve besojnë se SHBA është kërcënim për sigurinë globale

60% e suedezëve besojnë se SHBA është kërcënim për sigurinë globale

23:30, 10/01/2017
A+ Aa A-

Numri i suedezëve që besojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga kërcënimet më të mëdha në botë për paqen, është rritur në 60% këtë vit.

Një sondazh i bërë nga agjencia suedeze MSB që është kryer nga 9 deri më 14 dhjetor, tregon se nga viti i kaluar ky perceptim tek qytetarët suedezë është rritur me 6%.

“Ky është një ndryshim i rëndësishëm”, tha drejtoresha e përgjithshme e MSB, Helena Lindberg.

Në përgjithësi, më shumë se 73% e suedezëve shprehen të shqetësuar dhe të frikësuar për gjendjen aktuale në botë dhe të ardhmen e tyre. Megjithatë, 9 nga 10 suedezë pohojnë se Suedia është një vend i mirë për të jetuar.


Po kështu, 58% e suedezëve besojnë se Suedia do të përjetojë sulm terrorist gjatë 5 vieteve të ardhshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco