Kryeministri turk: Siguria e Evropës fillon nga Turqia

Kryeministri turk: Siguria e Evropës fillon nga Turqia

21:59, 10/01/2017
A+ Aa A-

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim deklaroi sot se siguria e Evropës fillon nga Turqia.

”Nëse Turqia nuk është e sigurt, atëherë edhe Evropë nuk është e sigurt”, theksoi shefi i qeverisë turke sipas agjencisë zyrtare turke të lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Gjatë fjalimit në takimin me ambasadorët turq në botë, Yildirim theksoi se ambasadorët valëvisin flamurët e Turqisë në mbi 200 shtete dhe se ata janë krenaria e Turqisë në këto vende.

“Turqia aktualisht është e detyruar të zhvillojë e vetme një luftë edhe atë jo në një dimension, por në shumë dimensione. Turqia po sulmohet në mënyrë asimetrike”, deklaroi kryeministri turk.

“Shumë shtete luftën kundër organizatës terroriste ISIS e kanë vetëm me fjalë. Përmes operacionit ‘Mburoja e Eufratit’, Turqia po zhvillon luftën e vërtetë me këtë organizatë në Siri, Irak dhe Turqi. Bota tanimë duhet ta shohë këtë gjë, është e detyruar ta shohë. Turqia po bën një luftë të madhe për stabilitetin e rajonit. Synimi dhe qëllimi ynë është t’i shtojmë miqtë në politikën e jashtme dhe t’i pakësojmë armiqtë. Duke e bërë këtë ne do të sigurojmë paqe, stabilitet dhe siguri për rajonin dhe, në të njëjtën kohë, do të kontribuojmë në mënyrë të konsiderueshme në paqen rajonale dhe globale. Në këtë mënyrë, do ta shpëtojmë të ardhmen e miliona njerëzve të pafajshëm”, theksoi Yildirim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco