Rusia do të ndalojë shitjen e cigareve për personat që kanë lindur pas vitit 2015

Rusia do të ndalojë shitjen e cigareve për personat që kanë lindur pas vitit 2015

22:00, 10/01/2017
A+ Aa A-

Rusia po planifikon që të ndalojë shitjen e cigareve tek të gjithë personat që kanë lindur pas vitit 2015. Drafti i Ministrisë së Shëndetësisë ruse është ende duke u diskutuar. Kjo masë radikale nëse do të miratohet, do ta bëjë Rusinë vendin e parë në botë që vendos një ligj të tillë anti-duhan.

Legjislacioni i ri i qeverisë ruse është mjaft i ashpër në këtë aspekt. Një nismë e tillë është marrë bazuar edhe në shqetësimin se duhani i rremë po shitet në tregun e zi duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve.

Një zëdhënës i Kremlinit tha se një masë e tillë kaq radikale duhet të konsiderohet shumë seriozisht dhe të diskutohet edhe me ministritë e tjera. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco