Gjermania dhe Zvicra thyejnë rregullat e BE-së, përforcojnë patrullat kufitare

Gjermania dhe Zvicra thyejnë rregullat e BE-së, përforcojnë patrullat kufitare

10:20, 14/10/2016
A+ Aa A-

Gjermania dhe Zvicra kanë përforcuar patrullat e tyre kufitare që të pengojnë emigrantët të udhëtojnë në veri, duke i shkelur rregullat e Bashkimit Evropian për azil, lajmëruan mediat gjermane.

Zvicra është shndërruar në vend tranzit për  emigrantët, të cilët kalojnë Detin Mesdhe, arrijnë në Itali dhe dëshirojnë të vazhdojnë për në Gjermani  apo në shtetet skandinave.

Ministria gjermane e Punëve të Brendshme tha se policia nga janari deri në gusht të këtij viti ka regjistruar rreth 4.500 kalime të paligjshme të kufirit nga ana e Zvicrës.

Ministria shtoi se të dyja vendet do të kenë një bashkëpunim më të ngushtë që te pengojnë kalimin e paligjshëm të personave në Gjermani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco