Pas Brexit britanikët humbasin rolin e fuqishëm në NATO. Ja vendi që merr udhëheqjen

Pas Brexit britanikët humbasin rolin e fuqishëm në NATO. Ja vendi që merr udhëheqjen

11:48, 10/01/2017
A+ Aa A-

Franca thuhet se është duke shpresuar për të marrë pozicionin e lartë të Britanisë në NATO mes pretendimeve se roli i Britanisë së Madhe nuk do të jetë me i njëjti pas Brexit.

Mbretëria e Bashkuar ka mbajtur postin  e zëvendës komandantit suprem, posti i dytë më i rëndësishëm në NATO, të cilën britanikët e kanë mbajtur që nga viti 1951.

Por pas “Brexit”  ai duhet të transferohet te një anëtar i BE-se dhe Franca duket se është pretendentja kryesore.

Roli në fjalë është thelbësor për t’i siguruar NATO-s fuqinë punëtore dhe pajisje për misione të caktuara të BE-së, shkruan “The Telegraph”

"Ka tashmë disa diskutime për mundësinë e caktimin  të postit. . . ai duhet të transferohet tek një anëtar i NATO-s, që është anëtar  i BE-së ", ka thenë zëvendës drejtori i përgjithshëm Profesori Malcolm Chalmers në një konferencë mbi-Brexit. /SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco