Habit Hillary Clinton: ‘Nuk e mbaj mend si përdora një email privat’

Habit Hillary Clinton: ‘Nuk e mbaj mend si përdora një email privat’

09:03, 14/10/2016
A+ Aa A-

Kandidatja demokrate, Hillary Clinton ka thënë se nuk i kujtohen detajet e rëndësishme të përdorimit te një emaili privat gjatë detyrës si Sekretare Shteti,
Asaj iu kërkua t’i jepte përgjigje  25 pyetjeve me shkrim nga një grup ligjvënësish konservator.
Të paktën 21 nga përgjigjet kanë qenë të tipit  "nuk më kujtohet", kjo sipas disa dokumenteve, që zotërohen tashmë nga avokati saj David Kendall..  
Zonja Clinton  ka mohuar megjithatë trajtimin e informacionit të klasifikuar në emailet e saj private.

Demokratja ka bërë edhe vërejtje të ndryshme ligjore për formulimin e 18 nga 25 pyetjeve.

Korrespondentët e BBC-së thonë se përgjigjet nuk japin asnjë informacion të ri përtej asaj që u tha zonja Clinton agjentëve të FBI-së gjatë një hetimi të fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco