Demokratët zemërohen me Trump-in: Shikoje edhe njëherë postin e dhëndrrit

Demokratët zemërohen me Trump-in: Shikoje edhe njëherë postin e dhëndrrit

08:05, 10/01/2017
A+ Aa A-

Disa orë pasi Donald Trump deklaroi zyrtarisht se dhëndrri i tij do të emërohej  këshilltari i tij më i lartë, partia demokratike ka reaguar më nota zemerim.

Demokratët e kanë quajtur nepotizëm dhe konflikt interesi emërimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.

Grupi ka kërkuar që Zyra e Etikës së Qeverisë në Departamentin e Drejtësisë të shqyrtojë anën ligjore të emërimit të 35 vjeçarit në postin e këshilltarit të lartë të presidentit.

Avokati I tij thotë se nuk janë shkelur ligjet a anti-nepoztimit.

Kushnër është i martuar me vajzën e Donald Trump, Ivankan.

“Ai do të japë dorëheqjen si shef i biznesit të pasurive të patundshme të familjes së tij dhe botues i gazetës Neë York Observer, në mënyrë që të përputhen me ligjet e etikës”, tha avokati Jamie Gorelick.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco