Revista serbe bëhet qesharake: U mashtruam nga një serb në SHBA, menduam se Trump i kërkoi falje Serbisë

Revista serbe bëhet qesharake: U mashtruam nga një serb në SHBA, menduam se Trump i kërkoi falje Serbisë

23:40, 13/10/2016
A+ Aa A-

Revista serbe “Nedeljnik” e cila botoi intervistën me Donald Trumpin dhe që më pas u demantua nga zyra e kandidatit republikan për president të SHBA-ve, sonte ka dalë me një sqarim redaksional.

Kjo revistë e pranon se edhe ata janë mashtruar, duke e akuzuar Vladimir Rajçiqin për mashtrim, por edhe kampin e Trumpit kinse për tërheqjen e deklaratave lidhur me atë se ai i kërkon falje Serbisë për bombardimet e NATO-s në vitin 1999.

“Në këtë rast na ka mbetur vetëm që të sqarojmë të vërtetën e plotë dhe të ofrojmë fakte që kemi në intervistë, e cila vetëm brenda një ditë u bë temë e mediave botërore”, e nis sqarimin “Nedeljnik”.

“Intervistën me Donald Trumpin, Nedeljnik ka tentuar që ta bëjë për më shumë se një vit. Duke e ditur se kjo nuk mund të realizohet në rrugë formale, por përmes lidhjeve personale, e kemi angazhuar Vladimir Rajçiqin, producent dhe aktor serbe nga SHBA-të. Ai në disa raste na ka ofruar dëshmi se është i afërt me njerëzit e kandidatit për nënpresident, Mike Pence. Është ofruar që të ndihmojë Nedeljnikun që të arrijë deri te kjo intervistë”, thekson tutje redaksia e revistës serbe.

“Nedeljnik” tutje thekson se kanë pritur gjatë për “përgjigjet” dhe më në fund ato kanë arritur herët në mëngjesin e 9 tetorit sipas kohës sonë.

“E-maili që kemi marrë ishte i nënshkruar nga Suzan Javorovski, shefe e shtabit zgjedhor të Donald Trumpit për Indiana. E kemi konfirmuar se kush është Suzan Javorovski, i kemi krahasuar përgjigjet e saj, të cilat askund nuk ngjanin me përshkrimin e Rajçiqit. Megjithatë, i kemi besuar atij të cilin diaspora serbe e ka mbështetur në kandidaturën e kaluar presidenciale në Serbi, si dhe stazhin e tij si producent filmik”, thekson “Nedeljnik”, shkruan lajmi.net.

Tutje revista shkruan se i ka besuar Rajçiqit pasi që ai u ka dërguar fotografi me kandidatin për nënpresident të SHBA-ve, Mike Pence dhe republikanë tjerë.

Revista serbe më pas hedh edhe dyshime sikur Donald Trumpi i ka rënë pishman. “Nuk kemi arsye që mos të besojmë se ia ka hequr dorë nga deklaratat e dhëna. Kur intervista e tij nuk arriti efektin e dëshiruar, atëherë njerëzit e fushatës së Trumpit kanë vendosur të heqin dorë nga autenticiteti. Nuk është hera e parë që Trump demanton vetveten. E kemi parë shpesh”, thekson redaksia e “Nedeljnikut”.

Por krejt në fund, redaksia e pranon gabimin e bërë. “Nuk e kemi përmbushur obligimin tonë profesional”. /Lajmi.net/

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco