Gruaja tregon momentet e horrorit: Krokodilët dhe gjarpërinjtë më rrethuan

Gruaja tregon momentet e horrorit: Krokodilët dhe gjarpërinjtë më rrethuan

17:56, 13/10/2016
A+ Aa A-

Joni Gaddy është gruaja e cila u bllokua në shtëpi nga përmbytjet e ujit, e rrethuar me krokodilë dhe gjarpërinjë. Pas tre ditësh, e shpëton djali i saj.

E  frikësuar dhe duke qarë, ajo tregon se si përmbytjet shkatërruan shtëpinë e saj, duke i sjellu edhe krokodilë përreth, shkruan CNN.

 “Helikopterët fluturonin rreth shtëpisë time. Ata nuk fluturonin mbi mua, ndërkohë unë i kisha të gjitha llojet e sinjaleve. Unë vendosa letra në të gjithë shtëpinë, duke i varur ato”, tregoi gruaja.

Ajo përjetoi momente horrori ndërsa krokodilët dhe gjarpërinjët infektonin ujin jashtë shtëpisë së saj.

“Unë po shpresoja që krokodilët nuk do të hynin brenda përmes derës. Shumë thjesht, ju mund të uleshit në sallon dhe të shihnit krokodilët dhe gjarpërinjët në ujë. Djali dhe nipi im më shpëtuan mua- duke ecur nëpër ujë, duke u ngjitur nëpër pemë…ishte një lëmsh”, ka vijuar historinë e saj Joni.

Gaddy ka jetuar në shtëpinë e saj për 27 vite. Tani, kujtimet e saj për atë shtëpi janë shndërruar në traumë.

“Ishte gjëja më e keqe”- rënkonte ajo. Unë nuk dua që kjo t’i ndodhë asnjërit. Unë mendoj se nuk mund të kthehem sërish në atë shtëpi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco