FOTO/ Dramë në Gjenevë: Alarm për bombë në avion

FOTO/ Dramë në Gjenevë: Alarm për bombë në avion

17:39, 13/10/2016
A+ Aa A-

Avioni i kompanisë ruse “Aeroflot” është evakuuar në aeroportin e Gjenevës.

Një burrë i paidentifikuar është arrestuar pasi tha se në avion ka bombë, ka njoftuar zyra e Prokurorit Publik në Gjenevë.

Në njoftimin e “Aeroflotit”, thuhet se bëhej fjalë për avionin e kësaj kompanie në linjën 2381 për Moskë dhe se udhëtarët janë transferuar në avionin tjetër për në destinacionin final, raporton Reuters.

Zëdhënësi i Prokurorit në Gjenevë ka thënë se personi i arrestuar është rus, si dhe në avion gjendeshin 115 udhëtar dhe anëtarët e bordit.

Aeroplanin është duke u ekzaminuar policia zvicerane për t’u vërtetuar nëse ka bombë apo jo.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco