Kryeministrja skoceze projektligj të ri për pavarësinë nga Britania e Madhe

Kryeministrja skoceze projektligj të ri për pavarësinë nga Britania e Madhe

15:28, 13/10/2016
A+ Aa A-

Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon njoftoi sot se do të prezantojë javën e ardhshme një projektligj të ri mbi një referendum për pavarësinë duke vlerësuar se vota pro Brexit i ka ndryshuar kushtet e qëndrimit në Britaninë e Madhe.

“Projektligji për referendumin e pavarësisë do të kalojë javën e ardhshme për konsultim”, deklaroi Sturgeon.

”Jam plotësisht e vendosur që Skocia mund të rishqyrtojë çështjen e pavarësisë dhe ky proces të kryhet përpara se Britania e Madhe të lërë BE-në, një kusht i domosdoshëm për të mbrojtur interesat e vendit tonë”, shtoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco