Rusia: ‘Nëse Hillary Clinton zgjidhet presidente shpërthen Lufta e Tretë Botërore’

Rusia: ‘Nëse Hillary Clinton zgjidhet presidente shpërthen Lufta e Tretë Botërore’

12:32, 13/10/2016
A+ Aa A-

Amerikanët duhet të votojnë Donald Trump si president muajin e ardhshëm ose të rrezikojnë të shkaktojnë një luftë bërthamore, kjo sipas një aleati të presidentit Vladimir Putin, të cilit i pëlqen ta krahasojë veten me kandidatin republikan, raporton "Reuters".

"Amerikanët që do të votojnë më 8 nëntor duhet të kuptojnë se ata po votojnë për paqen në Planetim Tokë. Nëse ata votojnë për Hillary , kjo do të thote luftë. Do të jetë ‘Hiroshima dhe Nagasakis’ kudo"

Vladimir Zhirinovski, i cili njihet si një pompoz veteran i njohur për retorikat e tija të zjarrta, ka thënë në një intervistë për “Reuters” se Trump ishte i vetmi person i aftë për t’i dhenë fund tensioneve të rrezikshme mes Moskës dhe Uashingtonit.

Nga ana tjetër, rivalja demokratike, Hillary Clinton mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore, tha Zhirinovski -i cili mori një çmim të lartë shtetëror nga Putin pasi partia e tij pro-Putin doli e treta në zgjedhjet parlamentare të Rusisë muajin e kaluar.

Shumë rusë e konsiderojnë Zhirinovski si një figurë klouni, i cili bën deklarata të zëshme për të rrëmbyer vëmendjen, por ai gjithashtu është parë gjerësisht si një shërbëtor besnik i politikës së Kremlinit, e nganjëherë përdoret për të deklaruar mendime radikale që të testohet reagimi i publikut.

"Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk mund bëhëm më keq. E vetmja mënyrë që të përkeqësohen është nëse fillon lufta", tha Zhirinovski, duke folur në zyrën e tij të madh në katin e 10-të të Dumës ruse. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco