Deputeti britanik thirrje kombëtare për rrëzimin e avionëve rusë në Siri

Deputeti britanik thirrje kombëtare për rrëzimin e avionëve rusë në Siri

11:54, 13/10/2016
A+ Aa A-

Deputeti i parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, i ka bërë thirrje qeverisë për të zbatuar zonën e ku ndalohet flurimi mbi Sirinë dhe t’u lejohet avionëve britanike të sulmojnë avionët luftarakë rusë.

Andrew Mitchell, ish-sekretar i zhvillimit ndërkombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, i ka thënë BBC se nëse me rrëzimin e avionëve rusë do të përfundonte konflikti në Siri, atëherë Britania dhe aleatët e saj duhet të përqendrohen në këtë çështje.

"Ajo që ne jemi duke thënë është shumë e qartë. Askush nuk dëshiron të shohë një përleshje me armë me Rusinë, askush nuk dëshiron të xhirojë poshtë një avioni rus", tha Mitchell. Ai ka shtuar se sulmi ndaj avionëve rusë nuk do të përbënte “deklaratë lufte kundër Rusisë” dhe më tepër do të ishte në fakt se Britania do të qëndrojë kundër ‘krimeve të luftës’ të kryera nga Moska.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco