Mediat prestigjoze amerikane rrjeshtohen në krah të Hillary Clinton

Mediat prestigjoze amerikane rrjeshtohen në krah të Hillary Clinton

11:39, 13/10/2016
A+ Aa A-

Fushata zgjedhore në SHBA për zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen muajin e ardhshëm ka marrë një formë shumë të tensionuar.

Një pjesë e mirë e mediave më të rëndësishme në SHBA do të përkrahin kandidaten e Partisë Demokratike, Hillary Clinton, në zgjedhjet presidenciale.

Fushata zgjedhore në SHBA për zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen muajin e ardhshëm ka marrë një formë shumë të tensionuar.

Ndërkohë që shumica e mediave përkrahin Clinton në këto zgjedhje, një pjesë e vogël edhe pse nuk shprehen hapur për kandidatin që përkrahin, kritikojnë kandidatin e Partisë Republikane, Donald Trump.

Një nga gazetat më të shitura të SHBA-së, "USA Today", me një të kaluar 34 vjeçare në fushën e medias, ka dalë hapur duke thënë se janë bërë pjesë e zgjedhjeve dhe se janë kundër Trump.

"Në zgjedhjet e ardhshme, mes kandidatëve nuk ka vetëm pikëpamje të ndryshme ideologjike. Këshilli i çështjeve të shkrimeve pranë gazetës tonë është i mendimit se Trump nuk është kandidat i duhur për president", thuhet në një deklaratë të gazetës.

"Washington Post" e cila në zgjedhjet e kaluara ishte në anën e Barack Obamës, ka marrë një pozicion shumë të qartë kundër Trump. Gazeta ka bërë vazhdimisht thirrje lexuesve të saj kundër Trump dhe ka theksuar se ai nuk është kandidati i duhur për të drejtuar vendin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco