Rusia urdhëron të gjithë zyrtarët të kthejnë të afërmit në atdhe

Rusia urdhëron të gjithë zyrtarët të kthejnë të afërmit në atdhe

10:50, 13/10/2016
A+ Aa A-

Rusia po urdhëron të gjithë zyrtarët e saj që të dërgojnë në shtëpi të afërmit e tyre nëse jetojnë jashtë vendit duke pasur parasysh tensionet mbi perspektivën e luftës globale.

Politikanët dhe personalitetet e larta thuhet se kanë marrë një paralajmërim nga presidenti Vladimir Putin për të sjellë të afërmit e tyre në “Mëmëdhe”, sipas mediave lokale. 

Sipas sajtit rus Znak.com, stafi administratës, administratorët rajonalë, ligjvënësit e të gjitha niveleve dhe punonjësit e korporatave publike janë urdhëruar për të marrë fëmijët që i kanë dërguar për shkollim jashtë menjëherë.

Ky paralajmërim erdhi pasi Putin anuloi një vizitë të planifikuar për në Francë pas zemërimeve për rolin e Moskës në konfliktin sirian vetëm disa ditë pasi Kremlini kishte lëvizur raketat bërthamore në afërsi të kufirit polak.  Ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbachez gjithashtu paralajmëroi se bota ndodhet aktualisht në një pikë kritike për shkak të tensioneve mes Rusisë dhe SHBA-së.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco