Gjendet Kutia e zezë e avionit rus ku humbën jetën 92 persona

Gjendet Kutia e zezë e avionit rus ku humbën jetën 92 persona

07:25, 27/12/2016
A+ Aa A-

Një nga Kutitë e zeza të avionit ushtarak rus që u fundos në Detin e Zi me 92 persona në bord, njoftohet se është gjetur. Kështu shkruan Sputnik.

Avioni Tu-154 i Ministrisë së Mbrojtjes ruse ishte nisur nga Soçi për në provincën Lataki në Sirisë, por u rrëzua menjëherë pas ngritjes.

Avioni kishte në bord 92 persona: 64  anëtarë të Ansamblit ushtarak rus "Aleksandrov", nëntë gazetarë, drejtoreshen e “Spravedlivaya Pomoshch” (shoqatë bamirësie), Elizaveta Glinka, dy nëpunës civilë federalë dhe tetë anëtarë ekuipazhi./Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco