Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Banka më e vjetër në botë drejt shtetëzimit? Italia miraton paketën e shpëtimit

Banka më e vjetër në botë drejt shtetëzimit? Italia miraton paketën e shpëtimit

11:16, 23/12/2016
A+ Aa A-

Qeveria italiane miratoi sot një paketë shpëtimi bankare prej 20 miliardë eurosh për ”Monte dei Paschi di Siena” (MPS), që pritet të çojë në shtetëzimin de facto të bankës më të vjetër në botë. 

“Qëllimi është që të sigurojë mbrojtjen e gjerë të mundshme të kursimeve të qytetarëve dhe të bëjë sektorin bankar italian më të fortë dhe solid”, tha kryeministri italian, Paolo Gentiloni.

Kjo lëvizje erdhi pasi MPS-ja njoftoi se nuk mund të përmbushte kriterin e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për të rikapitalizuar  në pesë miliardë euro deri më 31 dhjetor.

Në një deklaratë të bordit të bankës njoftohet se përpjekja katërditore për të arritur pessë miliardë euro, që përfundoi në 14:00 (1300 MGT), nuk mbaroi me sukses.

Bordi tha se “banka po kalon në një moment delikat”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco